Loading…
Haradinaj: Me Mogherinin dhe Hahnin vetëm po shkojmë mbrapa, nuk po afrohemi tek marrëveshja
  • 15/04/2019 | 13:27

Haradinaj: Me Mogherinin dhe Hahnin vetëm po shkojmë mbrapa, nuk po afrohemi tek marrëveshja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn në lidhje me deklarimet e tyre për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se Mogherini dhe Hahn po vazhdojnë me gabimet e njëjta në lidhje me deklarimet e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.

Sipas tij nëse Mogherini dhe Hahn nuk do t’i kishin bërë këto deklarata për kufijtë, do të ishte e mundur që të arrihet një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han që ja kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.

Ai nuk pret që me diskutimet për kufijtë të ketë marrëveshje as gjatë vitit 2019. Sipas tij, vetëm po shkohet mbrapa.

“Me këta Evropian që po flasin për kufijtë dhe territore, vetëm po shkojnë mbrapa, nuk po afrohen tek një marrëveshje që po vonohet”, tha Haradinaj.

Ai është i bindur se Delegacioni Shtetëror nuk ka mandat negocimi për kufijtë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë