Loading…

Gucati: Tre persona janë ftuar si të dyshuar nga Gjykata Speciale

  • 23/10/2019 | 23:08

Gucati: Tre persona janë ftuar si të dyshuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se tre persona janë ftuar si të dyshuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Gucati, ka treguar se tre ish-pjesëtarë të UÇK’së janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se nuk mund t’i bëjë pubike emrat e këtyre tre personave. Por, ai ka treguar se njërit prej tyre i është dërguar ftesa jashtë shtëpisë.

‘’Një është në Llap, epror i lartë. Atë e kanë ftuar në kafe, e thirrë dhe ju thotë që unë jam në FSK, nëse ma çon ftesën te shtëpia ose në zyre”, ka treguar Gucati në Rtv Dukagjini.

“Kur ia kanë çuar në zyre, i kanë thënë paketoji teshat dhe merri me vete. Është absurditet i madh. E thirr në kafe, sokaqeve ose ia con ftesën në Viber, Facebook. As ftesën nuk ta cojnë tek shtëpia. Boll ka qenë e keqe gjykata serbe, por ftesën ta çojnë në shtëpi me letër”, është shprehur ai.

“Rasti tjetër është në Prizren, i dyshuar, i treti i Prishtinës. Ruhet privatësia’’, ka thënë Gucati./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë