Loading…

Gjoshi i PDK’së: Vjosa Osmani është një e pacipë, që e ka uzurpuar karrigen e Kuvendit

  • 10/07/2020 | 23:44

Gjoshi i PDK’së: Vjosa Osmani është një e pacipë, që e ka uzurpuar karrigen e Kuvendit

Betim Gjoshi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar karrigen e kryetares së Kuvendit dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi, transmeton Gazeta Metro. 


Betim Gjoshi nga PDK me anë të një postimi në Facebook, e ka kritikuar Vjosa Osmanin për ndërprerjen e seancës së Kuvendit, ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit.

”14 prill 2020: Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë. 10 korrik 2020: I njëjti person, me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit”, ka shkruar Gjoshi,

Tutje ai ka thënë se Vjosa Osmani është e pacipë dhe se po ndërpret seanca që prej tyre varet jeta e njerëzve të Kosovës.

”Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi. Ajo është një e padijshme dhe që vetëm konfliktohet me ish bashkëpartiakët e saj. Ajo është një kryetare e njëanshme që po i shërben një grupimi politik, Vetëvendosjes, që ka vetëm një dëshirë të bëhet edhe më zi në këtë vend”, është shprehur Gjoshi.

Më poshtë postimi i plotë i Gjoshit. /gazetametro.net

《14 prill 2020》Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për…

Posted by Betim Gjoshi on Friday, 10 July 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë