Loading…

Gjermania akuzon për tradhti spiunin e Iranit në ushtrinë e tyre

  • 21/01/2020 | 17:45

Gjermania akuzon për tradhti spiunin e Iranit në ushtrinë e tyre

Një punonjës i ushtrisë gjermane në gjyq për spiunim për Iranin. Një burrë gjerman-afgan akuzohet për përcjelljen e sekreteve shtetërore shërbimit sekret iranian. Ai përballet me akuza për tradhëti dhe shkelje të sekreteve shtetërore.


Gjyqi i të dyshuarit si spiun për shërbimin e fshehtë iranian fillon të hënën në qytetin perëndimor gjerman të Koblenz.

Prokurorët e akuzojnë 51-vjeçarin, të njohur si Abdul S., me një akuzë oër tradhti dhe me përhapje të sekreteve zyrtare në 18 raste.

“Ekziston dyshimi i fortë se Abdul S. ka abuzuar me pozitën e tij si punonjës civil i Bundeswehr-it për t’ia kaluar sekretet ushtarake shtetërore një punonjësi të shërbimit sekret iranian,” thuhet në dokumentet e gjykatës.

Gruaja e të dyshuarit gjithashtu do të dalë në gjyq, nën akuzën si ndihmëse e aktiviteteve të burrit të saj. 16 ditët e gjykimit të caktuara për të, megjithatë do të zhvillohen në mars.

Abdul S. ka punuar për Bundeswehr-in në qytetin e vogël Daun, në rajonin Eifel në Gjermaninë perëndimore para se të arrestohej në janar 2019.

Për shkak të natyrës delikate të akuzave, gjykimi do të mbahet pas dyerve të mbyllura. Publiku nuk mund të marrë pjesë në një procesi, ku trajtohen akuza në lidhje me sekrete zyrtare.

Punonjësit e shërbimit të fshehtë gjerman e shohin Iranin si një nga shtetet më aktive në kryerjen e spiunazhit kundër Gjermanisë, së bashku me Kinën, Rusinë dhe Turqinë.

Sipas të dhënave të shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, shërbimi sekret iranian është gjithmonë në kërkim të “informatorëve të përshtatshëm për të përmbushur kërkesat e qeverisë iraniane.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë