Loading…

Gjendet një person i vdekur në Gjakovë: Policia konfirmon se është vetëvrarë

  • 23/02/2020 | 23:23

Gjendet një person i vdekur në Gjakovë: Policia konfirmon se është vetëvrarë

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Bec të Gjakovës.


Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj, për Periskopin ka thënë se viktima është gjetur i varur në shtëpinë e tij.

Sipas saj bëhet fjalë për një person të moshës 80 vjeçare.

“Me datë 23.02.2020 në ora 17:05, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se një person mashkull/ kosovar i moshës 80 vjeçarë është gjetur nga familjarët  i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili së bashku me Hetimet Rajonale kanë dalë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë