Loading…

Gënjeu se është infektuar me koronavirus: Metro mëson identitetin e të arrestuarit

  • 29/03/2020 | 18:29

Gënjeu se është infektuar me koronavirus: Metro mëson identitetin e të arrestuarit

I infektuari me koronavirus nga Prishtina, Petrit Bylykbashi, i cili bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se është prekur nga ky virus, ka deklaruar me fakte se rezultatet e tij kanë dalë pozitive me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme u raportua se një person nga Prishtina ka gënjyer kinse është një ndër rastet pozitive me virusin korona, gjë për të cilën Policia e Kosovës kanë reaguar menjëherë duke e dërguar në mbajtje personin e dyshuar.

Gazeta Metro ka arritur të identifikojë personin e dyshuar me inicialet H.Z. (emër i njohur për redaksinë), gjë që rezulton se nuk është Bylykbashi, i cili edhe vetë dje e njoftoi me anë të fletëlëshimit nga spitali se është i prekur nga koronavirusi dhe tashmë është vetëizoluar në shtëpi.

Madje këtij njoftimi, Bylykbashi ia shtoi edhe shkrimin lidhur me lajmin e një medie që ka të bëjë me personin e arrestuar tashmë, duke bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për të.

“Nje portal i cili anon politikisht dhe qe brenda saj mban “gazetar” me qellime dashakeqese ka publiku nje “lajm”, ne at “lajm” nuk behet fjale per mu, une jam ne banesen time i veteizoluar.

Te bashkangjitur e keni dhe fletleshimin tim nga Infektiva e cila i tregon te gjitha”, ka shkruar Bylykbashi.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që kishte gënjyer përmes rrjetit social Facebook, se është testuar dhe ka dal pozitiv me sëmundjen Covid-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë