Loading…

Franca u bën thirrje kompanive: Ngutuni dhe veproni para se të ndodh Brexit

  • 23/10/2019 | 09:17

Franca u bën thirrje kompanive: Ngutuni dhe veproni para se të ndodh Brexit

Më shumë se gjysma e kompanive të vogla dhe të mesme të Francës që bëjnë biznes me Mbretërinë e Bashkuar nuk e kanë parashikuar ndikimin e Brexit, sipas një studimi të ministrisë së financave franceze. Paris ka paralajmëruar kompanitë që sjellin mallra brenda dhe jashtë Britanisë përmes kufirit të saj pas Brexit, ata janë vetëm përgjegjës për të marrë dokumentet e tyre në rregull para 31 tetorit,transmeton Gazeta Metro.


Një nga gazetat franceze, përmendi rezultatet e një sondazhi që intervistuan 54 përqind të kompanive, duke e kuptuar se ato nuk e dinin se si dalja e Britanisë nga blloku, do të ndikonte në biznesin e tyre. Rreth 40 përqind thanë se kishin parë pasojat e mundshme, ndërsa vetëm 6 përqind thanë se kishin llogaritje të sakta. Sondazhi gjithashtu zbuloi se 53 përqind e kompanive thanë se ishin të pa përgatitura për Brexit, krahasuar me 47 përqind që thanë se ishin të përgatitur mirë.

Qeveria franceze ka paralajmëruar kompanitë që sjellin mallra brenda dhe jashtë Britanisë përmes kufirit të saj pas Brexit se ata vetëm janë përgjegjës për të siguruar që dokumentet e tyre janë në rregull.

“Unë nuk mund të jem e kënaqur me faktin se 54 përqind e kompanive të anketuara deklaruan këtëë gjë, duke shqyrtuar pasojat e Brexit për veten e tyre, klientët dhe furnizuesit e tyre, ” tha ministrja e ekonomisë së Francës, Agnès Pannier-Runacher.

“Ata duhet të nguten dhe të ndërmarrin veprime,” vazhdoi Mme Pannier-Runacher.

Qeveria franceze po u bën thirrje bizneseve të rritin përgatitjet për një marrëveshje, pa marrëveshje Brexit, megjithëse ministri i ri i buxhetit Olivier Dussopt pranoi muajin e kaluar se gjërat ishin “duke lëvizur në drejtimin e duhur, por nuk janë ende të mjaftueshme” .

Britania do të lërë BE-në 31 tetor, dhe ndërsa kryeministri Boris Johnson po përpiqet të bëjë një marrëveshje të minutës së fundit, ai gjithashtu ka thënë se nëse BE hedh poshtë kërkesat e tij, atëherë ai do ta largoj vendin nga blloku pa një marrëveshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë