Loading…

Flet deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

  • 10/07/2020 | 23:48

Flet deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit.


Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv.kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së”, ka thënë Ukaj.

Nuk e kam meritu me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, çdo gjë kundër LDK’së”, shtoi Ukaj.

Kështu erdhi deri te eskalimi i gjendjes në seancën e Kuvendit. Deputeti i LDK'së i vërsulet Vjosa Osmanit.

Posted by Gazeta Metro on Friday, 10 July 2020

 

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë