Loading…

Federata Italiane e futbollit ka shpresë se mund të mbyllin sezonin deri në gusht

  • 26/03/2020 | 08:34

Federata Italiane e futbollit ka shpresë se mund të mbyllin sezonin deri në gusht

Kreu i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina beson se stinori në Serie A të Italisë mund të përfundohet deri në gusht.


Gjitha sportet në Itali janë pezulluar deri më 3 prill shkaku i koronavirusit. Në të vërtetë për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia janë shtyrë edhe Kampionati Evropian i futbollit dhe Lojërat Olimpike Verore.

“Ne do të bëjmë çdo gjë për të kompletuar kampionatet, nëse është e nevojshme do të kërkojmë përkrahje nga UEFA dhe FIFA për të shkuar përtej 30 qershorit dhe të luajmë deri në korrik apo gusht”, ka thënë Gravina për “Radio Marte”.“Është herët të flasim për një datë, por duhet të mendojmë pozitivisht, po ashtu për shëndetin e italianëve dhe të shpresojmë se situata do të përfundojë sa më shpejt”.

Kreu i FIGC-së javën e kaluar ka thënë se shpreson që kampionati të rikthehet më 2 maj.

Sot është paraparë një takim mes përfaqësuesve të ligës, federatës, unionit të lojtarëve, trajnerëve dhe qeverisë për të ardhmen e futbollit.

“Ka shumë çështje që duhet biseduar”, ka thënë Gravina.

Sa i përket kampionatit, Gravina e ka përjashtuar mundësinë e anulimit apo t’i jepet titulli liderit Juventusit.

“Do të qonte në një skenar të pakëndshëm. Për aq gjatë sa të jetë e mundur, do të vazhdoj të refuzoj këtë skenar”, ka thënë Gravina.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë