Loading…

Fauci: SHBA mund t’i ketë gati 100 milion doza të vaksinës së koronavirusit deri në dhjetor

  • 03/06/2020 | 22:07

Fauci: SHBA mund t’i ketë gati 100 milion doza të vaksinës së koronavirusit deri në dhjetor

Eksperti i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, Dr. Anthony Fauci, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë rreth 100 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit, transmeton Gazeta Metro.


Fauci, Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, tha se disa vaksina potenciale kanë nisur prova klinike përreth botës dhe mund të prodhojnë një të zbatueshme deri në fund të vitit. Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Moderna pritet të hyjë në Fazën III, apo fazën finale të testimit, këtë verë.

Fauci i tha Revistës së Shoqatës Amerikane Mjekësore tha se edhe pse vaksina e Moderna është me muaj larg aprovimit të mundshëm, qeveria federale amerikane dhe Moderna planifikon të filloj prodhimin miliona doza në rast se vaksina është e duhura, sipas rrjetit CNN.

“Ne do të fillojmë të prodhojmë dozat e vaksinave shumë më përpara se të dimë se vaksina funksionon,” tha Fauci. “Parashikimet e analizave statistikore dhe projeksioni i rasteve ka indikacion se mund ta dimë nëse është efikase ndoshta në nëntor, dhjetor…deri atëherë do të kemi afër 100 milionë doza”.

Vaksina e Moderna ka treguar një sukses fillestar në testet klinike. Vaksina ka shfaqur rezultate ku pacientët janë imunizuar ndaj koronavirusit, duke je shtuar një masë të caktuar të mbrojtjes kundër Covid-19. Rezultatet e Fazës I dukeshin premtuese, thanë hulumtuesit.

Ekipi i Moderna po krijon vaksinën duke shfrytëzuar teknikë që ende nuk ka rezultuar vaksinë efektive, por është një proces shumë më i shpejtë sesa metoda më tradicionale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë