Loading…

Fashistët serbë ndërpresin shfaqjen për Srebrenicën: Mbanin fanelle me hartë të Kosovës

  • 11/07/2019 | 22:03

Fashistët serbë ndërpresin shfaqjen për Srebrenicën: Mbanin fanelle me hartë të Kosovës

20 fashistë serb të veshur me fanella me hartë të Kosovës e simbole nacionaliste ndërprenë shfaqjen për Srebrenicën në Beograd, policia nuk i ndaloi të hyjnë, intervenuan aktorët e publiku e përzunë nga salla, transmeton Gazeta Metro.


Ky grup hyri në shfaqjen “Srebrenica, kur ne të vdekurit ngrihemi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, dhe provuan shumë herë që ti ndaloj fjalën regjisorit Zlatko Pakovic me thirrje “në Srebrenicë nuk kishte gjenocid” e “Ratko Mladic është hero” e nuk u mjaftuan me kaq e filluan të këndojnë këngë nacionaliste.

Organizatorët disa herë apeluan njësitin policor civil të ndërhyjnë e t’i largojnë provokuesit që shfaqja të vazhdoj normalisht, njëri prej tyre kishte thënë se nuk mundet. Vetëm atëherë kur aktorët dolën të flasin me ta atëherë policia reagoi dhe i nxori jashtë nga salla. Aktorëve ju bashkëngjitën edhe publiku.

Policia i kishte deklaruar mediave serbe se nuk mund të intervenonte pasi hyrja ishte e lirë. Ata shtuan se ishte me rëndësi të mos kishte përleshje fizike.

Për të gjithë ata që duan ta shikojnë videon duhet të klikoni në këtë LINK të gazetës serbe./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë