Loading…

Facebook dënohet me 5 miliardë dollarë nga Shteti Amerikan

  • 14/07/2019 | 12:38

Facebook dënohet me 5 miliardë dollarë nga Shteti Amerikan

Facebook, një nga rrjetet më të popullarizuara është dënuar 5 miliardë dollarë përshkak se ka përdorur të dhënat e përdruesve pa autorizim, trasnmeton Gazeta Metro.


Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i Shteteve të Bashkuara (SHBA) ka dënuar rrjetin social Facebook me gjobë prej pesë miliardë dollarësh.

Sipas The Wall Street Journal, kjo vjen si pasojë e hetimit të filluar vitin e kaluar që për arsye se ka përdorur paautorizim dhe në mënyrë të paligjshme të dhënat personale.

Që të finalizohet vendimi duhet ta miratojë edhe Departamenti i Drejtësisë, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë ky hetim, ndërsa nga ana tjetër Facebook nuk ka bërë ndonjë sqarim në lidhje me këtë.

Gjoba është dënimi më i madh i dhënë ndonjë kompanie teknologjike dhe ka tejkaluar dënimin e Google të vitit 2012 prej 22.5 milionë dollarëve.

Facebook vitin e kaluar arriti të fitoj 56 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa këtë vit pritet të jenë rreth 69 miliardë dollarë.

Facebook u përball me akuza të rënda, pasi u bë e ditur se kompania për konsulencë politike Cambridge Analytica, ka pasur qasje në të dhënat personale të miliona amerikanëve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Në prill të vitit të kaluar, shefi i kompanisë Mark Zuckerberg vullnetarisht dëshmoi në prani të kongresistëve amerikanë lidhur me zbulimet e Cambridge Analytica. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë