Loading…

Eskalon në ofendim Haki Abazi pasi u tha se ishte në Serbi: Thaçi është i poshtër, rrenc dhe kriminel

  • 03/06/2020 | 22:01

Eskalon në ofendim Haki Abazi pasi u tha se ishte në Serbi: Thaçi është i poshtër, rrenc dhe kriminel

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka eskaluar në ofendim ndaj presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit tha se ishte tri herë në Kopaonik të Serbisë në vizita me zyrtarë serbë, shkruan Gazeta Metro.


Abazi ka kaluar në ofendime ndaj Thaçit duke e quajtur njeri i poshtër, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet.

Ai tha se nuk ishte në Kopaonik të Serbisë ashtu siç nuk ishte në dhomën e përgjimeve në PTK.

Postimi i plotë nga Abazi:

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm.

Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve.

Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë