Loading…

Emisari Amerikan Palmer: Palët do të vendosin nëse kufijtë do të jenë pjesë e negociatave Kosovë – Serbi

  • 23/10/2019 | 23:59

Emisari Amerikan Palmer: Palët do të vendosin nëse kufijtë do të jenë pjesë e negociatave Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë një dëgjese në Komisionin e Punëve të Jashtme të senatit amerikan, zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje e qëndrueshme, që është në pronësi lokale, për të cilën të mund të binden si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet një marrëveshje që është gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale; ajo do të kishte një komponent të sigurisë, një komponent politik, një komponent ekonomik dhe tregtar, do të kishte edhe një komponent kulturor.”

Sa i përket faktit nëse kufijtë mund ose mund të mos jenë pjesë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kjo varet nga palët për ta vendosur, tha zoti Palmer.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për ndikimet që mund të kishte ndryshimi i kufijve në pjesë të tjera të rajonit, zoti Palmer tha:

“Unë e kuptoj absolutisht argumentin e ‘kutisë së pandorës’ që i ka bërë shumë vëzhgues në Ballkan të pyesin se nëse ndryshoni një kufi këtu çfarë ndodh me një kufi atje, ku duhet hequr vija? Unë mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Dhe nëse palët lëvizin në drejtim të diskutimit të këtyre çështjeve, kjo është diçka me të cilën ne do të duhet të punojmë dhe të shohim se a është ky një rrezik që mund të menaxhohet siç duhet.”

Zoti Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.

Tani për tani, tha zoti Palmer, jam duke punuar me ambasadorin Grenell për të identifikuar rrugën për t’u rikthyer te negociatat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë