Loading…

Efekti Grenell: Zmbrapset Haradinaj, kërkon finalen e madhe Kosovë – Serbi

  • 14/02/2020 | 11:43

Efekti Grenell: Zmbrapset Haradinaj, kërkon finalen e madhe Kosovë – Serbi

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u bë i njohur me veprimet e tij skandaloze gjatë qeverisjes që nga bllokimi i dialogut e deri tek ngritja e pagës së vet, tani duket se ka kuptuar ‘Efektin Grenell’ të SHBA’vë, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj sot për çudi ka duartrokitur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe atë të autostradave mes dy vendeve, duke lënë të nënkuptohet se ai është zmbrapsur nga qëndrimet e tij pas ‘Efektit Grenell’..

Ai ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell tani finalen e madhe, cila përfshinë njohjen reciproke nga Serbia pas marrëveshjes së paqes mes dy vendeve.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj në Twitter këtë herë ndryshe prej herëve tjera.

Kujtojmë se i dërguari special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka arritur tani edhe dy marrëveshje të tjera mes Kosovës dhe Serbisë, pas asaj të linjës ajrore mes dy vendeve.

Po ashtu vlen të cekët se Grenell planifikon që tani të arrihet marrëveshja historike dhe ajo finale mes dy vendeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë