Loading…

Edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son pjesë e ‘Sunny Hill’

  • 11/07/2019 | 23:24

Edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son pjesë e ‘Sunny Hill’

Edhe reperët do performojnë në “Sunny Hill”.


Emrat e njohur të skenës sonë, Mc Kresha dhe Lyrical Son do të performojnë në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie që është publikuar në faqen zyrtare të  “Sunny Hill” në Instagram.

Në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë festival  reperët ende nuk kanë publikuar asgjë në rrjetet sociale.

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. “Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht.

Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj.

 

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë