Loading…
Edhe gazeta e njohur spanjolle publikon veprimin qesharak të Genc Nuzës
  • 19/06/2019 | 21:54

Edhe gazeta e njohur spanjolle publikon veprimin qesharak të Genc Nuzës

Veprimi nga gjyqtari i njohur nga Kosova, Genc Nuza, i bërë gjatë ndeshjes së yjeve mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, tani ka bërë bujë të madhe në të gjithë botën, transmeton Gazeta Metro.


Më 15 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja e yjeve, e cila kishte qëllim bamirësie dhe zhvillohej për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Gjatë ndeshjes ishte Genc Nuza që u përkujdes për ‘show’. Ai bëri shaka me ndihmës trajnerin e Bernard Challandes, Muharrem Sahitin, duke u bërë se kinse po e ndëshkonte me kartonë, por nga xhepi nxjerrë vetëm një faculetë dhe i fshiu djersët. Pas kësaj plasen të qeshurat nga të gjithë futbollistët dhe të pranishmit, me videon që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Sot, edhe e përditshmja madrilene “AS” ka publikuar këtë video. “Shakaja më e madhe e një gjyqtari” – ka shkruar “AS” krahas videos./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë