Loading…

Edhe 3 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

  • 10/07/2020 | 23:31

Edhe 3 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive me COVID-19, ndërsa tre të vdekur, shkruan Gazeta Metro.


Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu të premten janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë