Loading…

E zbulon Szczesny: Kjo ishte arsyeja pse Ronaldo u kishte blerë të gjithëve nga një ‘iMac’

  • 29/03/2020 | 21:09

E zbulon Szczesny: Kjo ishte arsyeja pse Ronaldo u kishte blerë të gjithëve nga një ‘iMac’

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo iu kishte blerë bashkëlojtarëve të tij te skuadra italiane nga një ‘iMac’, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi portugez u kishte blerë nga një ‘iMac’ bashkëlojtarëve të tij te Juventusi, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.

Kur trajner i skuadrës italiane ishte Massimiliano Allegri, ai futi një rregull që nënkuptonte se çdo lojtar i ndëshkuar me të kuq do të duhet t’i sigurojë dhurata pjesës tjetër të skuadrës, si mënyrë për të kërkuar falje.

Kjo është zbuluar nga portieri i kampionit italian, Wojciech Szczesny, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për emsionin në Poloni, ‘Prosto w Szczenę’.

Portieri polak gjithashtu ka thënë se kjo rregull nuk vlente vetëm kur dikush ndëshkohej me karton të kuq, por edhe kur vonohej në stërvitje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë