Loading…

E ardhmja, në duar të sigurta: Kosova U17 ndalë me barazimin kampionin në fuqi në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për ‘Estonia 2020’

  • 09/10/2019 | 22:12

E ardhmja, në duar të sigurta: Kosova U17 ndalë me barazimin kampionin në fuqi në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për ‘Estonia 2020’

Se e ardhmja e futbollit të Kosovës është në duar të sigurta kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim, duke marrë parasysh rezultatet fantastike nga Kosova U21, U19 e 17, shkruan Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Besnik Kollari ka arritur një barazim të artë në udhëtim te Holanda, përfaqësuese kjo e cila është kampion në fuqi për grupmoshën deri 17 vjeç.

Ndeshja e zhvilluar në Holandë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian ‘Estonia 2020’ përfundoi me rezultatin 1-1.

‘Tulipanët’ kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Mylian Jimenez në minutën e 11’të, teksa ‘Dardanët’ barazuan në minutën e 69’të me golin e shënuar nga Granit Hana.

Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën dhe tani me një pikë renditen në pozitën e tretë në Grupin e 12’të. Pjesë e këtij grupi janë edhe Uellsi e Sllovenia.

Pas Holandës, Kosova takohet me Slloveninë më 12 tetor, kurse më 15 tetor me Uellsin./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë