Loading…

Dy futbollistë të Fenerbahces me koronavirusin, mësohet se a është infektuar edhe Vedat Muriqi

  • 25/03/2020 | 18:18

Dy futbollistë të Fenerbahces me koronavirusin, mësohet se a është infektuar edhe Vedat Muriqi

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar se sulmuesi, Vedat Muriqi, është mirë dhe ka rezoltuar negativ në testin e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.


Klubi i Fenerbahces sot (e mërkure) gjatë ditës ka njoftuar se dy persona nga skuadra e tyre e parë janë prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një futbollist dhe një person nga stafi shëndetësor, duke mos u zbuluar emrat.

Gazeta Metro ka kontaktuar me menaxherin e ‘Dardanëve’, Bajram Shalën, i cili ka konfirmuar se sulmuesi i Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi, është mirë.

“Kemi pas kontakte me Vedat Muriqin dhe ai është mirë. Sot e ka kryer testin dhe fatmirësisht ka rezoltuar negativ” – ka thënë Shala për Gazeta Metron. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë