Loading…

Dy fëmijë shfaqen me skuterë elektrik në rrugën ‘B’ pa helmeta: Komentuesit kritikojnë prindërit

  • 01/07/2020 | 10:55

Dy fëmijë shfaqen me skuterë elektrik në rrugën ‘B’ pa helmeta: Komentuesit kritikojnë prindërit

Dy fëmijë janë parë në mëngjesin e sotëm duke lëvizur me në skuterë elektrik në rrugën ‘B’, pa mjete mbrojtëse, shkruan Gazeta Metro.


Në faqen e Facebook ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, është publikuar një video e dy fëmijëve të cilët shihen duke lëvizur me një skuterë elektrik.

Fëmijët shihen pa kapela mbrojtëse në kokë dhe lëvizin nga rruga ‘B’, rrugë kjo që është shumë e frekuentuar nga veturat dhe shpesh ka pasur edhe aksidente, të cilat disa prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Njëri nga fëmijët e vozit këtë skuterë elektrik, ndërsa tjetri mbahet për të.

Video është komentuar shumë nga qytetarët, të cilët i kanë kritikuar prindërit e fëmijëve, pasi një mjet i tillë është i rrezikshëm për fëmijë, duke pasur parasysh moshën që kanë ata.

‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, për këtë rast ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Skuterët dhe mjetet e tjera elektrike janë shumë ‘trend’ në Kosovë, por edhe në shtetet tjera të Europës.

Çmimi i tyre fillon nga 250 deri në 1 mijë euro.

Shpejtësia e këtyre skuterëve elektrik arrin deri në 40 kilometra në orë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë