Loading…

‘Dua të bëhem legjendë këtu’ – Yllit të ri të Arsenalit nuk i intereson as Real Madridi

  • 25/03/2020 | 19:36

‘Dua të bëhem legjendë këtu’ – Yllit të ri të Arsenalit nuk i intereson as Real Madridi

Talentit të ri të Arsenalit, Gabriel Martinellit, nuk i bëhet vonë për lajmet se Real Madridi ka shprehur interesim për të, pasi që vëmendja e tij është vetëm te skuadra aktuale, transmeton Gazeta Metro.


Gabriel Martinelli po kalon vetëm sezonin e parë me Arsenalin, pas transferimit nga skuadra braziliane, Ituano, në korrikun e vitit të kaluar. 18 vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me ‘Topçinjët’ deri më tani, duke shënuar 10 gola e 4 asistime.

Kësisoj, në media filluan spekulimet se për të ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madridi, falë paraqitjeve të tij të mira me londinezët. Por, vet sulmuesi brazilian ka thënë se dëshiron të bëhet legjendë te Arsenali dhe se nuk po e mendon largimin.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë interesimi nga Real Madridi. Unë dua ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj me Arsenalin. Dua t’i bëj tifozët e lumtur, sepse e meritojnë. Unë dua të bëhem një legjendë e Gunners” – ka delaruar ai për ‘FourFourTwo’.

Ndryshe, Gabriel Martinelli ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri në vitin 2023. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë