Loading…

Dua Lipa dhe i dashuri i gëzohen mikut të ri, adoptuan një qen

  • 01/08/2020 | 13:22

Dua Lipa dhe i dashuri i gëzohen mikut të ri, adoptuan një qen

Kohët e fundit ajo shijoi një pushim në St. Lucia me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Dua Lipa e çoi marrëdhënien e saj në tjetër nivel ndoshta teksa njoftoi ardhjen e qenit të tyre të ri, Dexter, me një sërë fotografish që ka publikuar të premten.


Këngëtarja, 24 vjeçare, po ashtu postoi një fotografi të ëmbël të çiftit me mikun e vogël pasi ata adoptuan qenin nga ‘Labelle Foundation’ në Los Angeles.

Një Dua me fytyrë të freskët dukej rrezatuese, gjersa ndau një ‘selfie’ vetëm me partnerin e saj,  Anwar Hadid, 21 vjeçar.

“Shoku ynë më i mirë Dexter, faleminderit Labelle Foundation. Ai është i përsosur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Këngëtarja ndau gjashtë fotografi të qenit të vogël, të veshur me një gëzof blu dhe jakë të përputhur.

Anwar gjithashtu publikoi një koleksion fotografish me Dexter i cili u pa në prehër të artistes shqiptare.

Muajin e kaluar, këngëtarja e “New Rules” zbuloi se ajo më në fund do të kthehej në Amerikë me Anwar pas një largimi në ishullin e Shën Luçia.

Çifti i ri u prit shumë mirë nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt të ndarë në Instagram.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë