Loading…

Dron me mitraloz turk: Shkrep 15 plumba në breshëri

  • 14/12/2019 | 12:46

Dron me mitraloz turk: Shkrep 15 plumba në breshëri

Ushtria e Turqisë është pajisuar me një dron me mitraloz, i cili shkrep 15 plumba në breshëri, shkruan Gazeta Metro.


Droni i  i quajtur Songar, mund të godasë vende të vogla prej rreth 15 centimetrash, nga një distancë deri në 200 metra. Mund të udhëtojë deri në gjashtë milje në lartësi dhe deri në 3 kilometra mbi tokë.

Ushtria turke është ndër ushtritë më të fuqishme në botë, ku rivalizon me SHBA-të, Rusinë dhe Gjermaninë.Buxheti i mbrojtjes së këtij vendi është 18.02 miliardë dollarë.

Madhësia e ushtrisë së saj, përfshirë trupat e rregullta dhe ato rezervë është mbi 410.000. Turqia numëron 1,020 aeroplanë, 3,778 tanke, 13 nëndetëse, ndërsa forcat e saj tokësore kanë një arsenal prej 16.000 armësh të llojeve të ndryshme.

Turqia ka pajisjet më të mira ushtarake, përfshirë disa të sjella nga SHBA’ja, si dhe shumicën që i prodhon vetë si shtet. Ja disa nga mjetet ushtarake më të fuqishme turke./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë