Loading…

Drama në Kuvend: Përleshje fizike dhe fjalë të rënda, rasti lajmërohet edhe në Polici

  • 10/07/2020 | 23:49

Drama në Kuvend: Përleshje fizike dhe fjalë të rënda, rasti lajmërohet edhe në Polici

Gjatë seancës së sotme deri në këto orë të vona situata doli komplet jashtë kontrollit mes deputeteve Ganimete Musliut të PDK’së dhe asaj të VV’së Fitore Pacollit, si dhe konfrontimi fizik dhe vërsulja e deputetit të LDK’së Xhavit Uka me kryeparlamentaren Vjosa Osmanit, e cila disa minuta më vonë e raportoi rastin në polici, shkruan Gazeta Metro.


Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati mes deputetës së PDK’së Ganimete Musliut dhe Fitore Pacollit nga Vetëvendosje. Deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputetën e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.

Ndërsa derisa Musliu ishte në foltore, deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit, pasi ajo i tha ‘të nxjerr sigurimi jashtë’, shkruan Gazeta Metro.

Kryetarja reagoi menjëherë dhe mbylli seancën.

“Nderpitet seanca per shkak te paedulates se një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani, dhe e cila menjëherë ka raportuar rastin në polici./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë