Loading…

Dorëzohet Kina: Tërhoqi ligjin për ekstradim nga Hong Kong

  • 23/10/2019 | 17:08

Dorëzohet Kina: Tërhoqi ligjin për ekstradim nga Hong Kong

Legjislatura e Hong Kongut e tërhoqi zyrtarisht projekt-ligjin që ka shkaktuar protesta tash e saj muaj. Masa, që do të lejonte që të dyshuarit të ekstradohen në Kinë, ka nxitur zemërim e trazira, prejse është paraqitur për herë të parë në prill, transmeton Gazeta Metro.


Qindra-mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe projekt-ligji më pas është pezulluar. Por, protestat kanë vazhduar dhe janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë pro demokracisë dhe kundër ndikimit në rritje të Kinës.

Kjo është cilësuar si kriza më e rëndë për Hong Kongun qëkur ish-kolonia britanike i është kthyer Kinës në vitin 1997.

Tërheqja zyrtare e projekt-ligjit është vetëm njëra nga pesë kërkesat e protestuesve. Të tjerat përfshijnë: moskarakterizimin e protestave si trazira, lirimin e protestuesve të arrestuar, hetime të pavarura të brutalitetit të dyshuar të policisë dhe zbatimin e plotë të së drejtës për të votuar.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë se kërkesat e tjera nga protestuesit janë jashtë kontrollit të saj. Gazeta Financial Times raportoi se Qeveria e Kinës po harton plane për të larguar nga detyra Carrie Lam.

Nëse presidenti kinez, Xi Jinping, e miraton planin, ajo do të zëvendësohej nga një udhëheqës i përkohshëm, raportoi Financial Times. Zyra e Carrie Lam i tha BBC’së se nuk i komenton “spekulimet”.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se raporti i Financial Times është “një thashetheme politike, me motive të ulëta”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë