Loading…

Djuric: Respektoni masat e Vucicit, shqiptarët po merren me politikë e jo me shëndet

  • 26/03/2020 | 11:07

Djuric: Respektoni masat e Vucicit, shqiptarët po merren me politikë e jo me shëndet

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Djuric ka vazhduar që të ju mban leksion e ligjërata serbëve që jetojnë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Djuric ka porositur serbët në Kosovë që mos të përzihen në konfliktet ‘shqiptaro-shqiptare’ dhe se nëse koronavirusi shpërndahet në Veri të Kosovës, ata nga Serbia do të sjellin shumë mjekë dhe infermierë për shpëtimin e tyre.

“Derisa shqiptarët po merren me dukuritë kalimtare politike, Serbia ka siguruar për Qendrën Klinike në Mitrovicën e Veriut 430 shtretër nëse vjen deri te përhapja e koronavirusit, si dhe se Serbia ka organizuar ardhjen e shumë mjekëve dhe infermiereve nga Serbia në veri të Kosovës”, tha Djuric.

Djuric ka bërë thirrje që rregullat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës mos të respektohen nga serbët atje, ata duhet të ju bindes masave të marra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Shqiptarët në vend se të merren me shëndetësi, po merren me politikë, me ndarjet politike dhe gjërat kalimtare. Prandaj jam shumë i brengosur që vendbanimet shqiptare mund të shndërrohen në vatra të virusit”, ka thënë Djuric.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë