Loading…

‘Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë’ – Sulmuesit të Prishtinës po i mungon futbolli

  • 25/03/2020 | 21:44

‘Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë’ – Sulmuesit të Prishtinës po i mungon futbolli

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John, duket se është mërzitur nga qëndrimi në shtëpi dhe atij po i mungon shumë futbolli, transmeton Gazeta Metro.


Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, teksa futbollistët e tifozët tashmë po e ndjejnë mungesën e këtij sporti.

Një postim të tillë së fundmi e ka bërë edhe sulmuesi nigerian i Prishtinës, Otto John, i cili erdhi si përforcim i skuadrës së Armend Dallkut gjatë janarit nga Skënderbeu.

“Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt” – ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’. /gazetametro.net

( Otto John / FC Prishtina).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë