Loading…

Diplomati britanik vdes në Hungari pas infektimit me korona virusin e ri

  • 25/03/2020 | 21:46

Diplomati britanik vdes në Hungari pas infektimit me korona virusin e ri

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar e konfirmoi se diplomati britanik Steven Dick vdiq në Hungari pas infektimit me korona virusin e ri SARS-CoV-2, transmeton Gazeta Metro.


Steven Dick, 37 vjeç, shërbente si kreu i misionit në ambasadën britanike në Budapest dje më parë kishte shërbyer edhe në Kabul dhe Riad.

Ai vdiq të martën pasi ishte testuar pozitiv me korona virusin SARS-CoV-2.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, tha se ai është shumë i mërzitur me lajmin e vdekjes së Steven dhe e përshkroi atë si një njeri të përkushtuar.

“Steven ishte një diplomat  i përkushtuar dhe përfaqësonte vendin e tij me shkathtësi dhe pasion. Ai do ti mungoj të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë