Loading…

Dhëndrri i Kosovës: 5 gjëra që nuk i dini për ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

  • 15/07/2019 | 22:06

Dhëndrri i Kosovës: 5 gjëra që nuk i dini për ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, përpos detyres së tij që e kryen në shtetin tonë, njihet edhe si një përkrahës i madh i Kosovës, e i çdo suksesi të vendit, transmeton Gazeta Metro.


O’Connell ka ardhur nga Southamptoni i Anglisë në Kosovë, për të kryer punën e tij si Ambasador.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë 5 fakte për ambasadorin O’Connell.

1.Ambasadori britanir Ruairi O’Conell është edhe dhëndërr i Kosovës. Ai është i martuar me një gazetare nga Kosova, me të cilën ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

2. Puna e tij si ambasador, nuk është hera e parë që e solli në Kosovë. Ai ka shërbyer në misionin diplomatik të Britanisë së Madhe prej janarit të vitit 2004 deri në qershor të vitit 2008.

3.O’Connell ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

4.Ambasadori flet rjedhshëm 4 gjuhë. Atë shqipe, franceze, ruse dhe serbe.

5. O’Conell ka përfunduar studimet në Universitetin UCL dhe Oxford./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë