Loading…

Detaje të reja nga arrestimi i Xhabir Zharkut: Këto janë veprat penale që rëndojnë mbi të

  • 14/12/2019 | 21:36

Detaje të reja nga arrestimi i Xhabir Zharkut: Këto janë veprat penale që rëndojnë mbi të

Ish-Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Njësia për Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar ish-Kryetarin e Kaçanikut, për përfshirje në disa vepra penale, këtë e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën Metro.

Veprat penale të cilat rëndojnë mbi Xhabir Zharkun janë: keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar si dhe ushtrimi i ndikimit.

Për veprat e lartcekura, Zharku akuzohet se i ka kryer në vitin 2010 në Kaçanik.

Me aktvendim të Prokurori Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje. Pas konfirmimit të dënimit, Zharku ishte arratisur nga Kosova për në Suedi duke i shpëtuar kështu shkuarjes në burg.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku ishte kthyer në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.

Ndryshe, Zharku në të kaluarën ka qenë Kryetar i Komunës së Kaçanikut./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë