Loading…

Deputeti iranian ofron 3 milionë dollarë për vrasjen e Donald Trump

  • 21/01/2020 | 12:43

Deputeti iranian ofron 3 milionë dollarë për vrasjen e Donald Trump

Një deputet iranian tregoi se ofron një çmim prej 3 milion dollarë për këdo që vret Trump, sipas agjensisë së lajmeve iraniane, transmeton Gazeta Metro.


”Në emër të njerëzve të provincës Kerman, ne do t’i paguajmë 3 milion dollarë për këdo që vret Trump”, u tha Ahmad Hamzeh parlamentarëve.
Ai nuk sqaroi nëse ishte një vendim i marrë nga pushtetarët klerikë të Iranit, për të kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump.

Kerman është qyteti i lindjes së Qassem Soleimani, komandanti i lartë i Iranit i cili u vra nga një dron amerikan me 3 janar në Irak. Të martën, një ligjvënës iranian i tha parlamentit se Irani do të mbrohej nga kërcënimet nëse ai kishte armë bërthamore, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA, duke shtuar se Irani duhet të ndërtojë raketa luftarake “jo konvencionale”.

“Nëse do të kishim armë bërthamore sot, ne do të mbroheshim nga kërcënimet … Ne duhet të vendosim prodhimin e raketave me rreze të gjata dhe luftarake jokonvencionale. Kjo është e drejta jonë natyrore,” u citua ai të thoshte nga ISNA .

Perëndimi e ka akuzuar Teheranin që kërkon të zhvillojë armë bërthamore, megjithëse pushtetarët klerikë të Iranit e mohojnë vazhdimisht këtë, duke thënë se programi bërthamor i këtij kombi ka vetëm synime paqësore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë