Loading…

Departamenti i Shtetit: Amerika është me popullin e Kosovës, s’ka plane sekrete Kosovë-Serbi

  • 26/03/2020 | 23:24

Departamenti i Shtetit: Amerika është me popullin e Kosovës, s’ka plane sekrete Kosovë-Serbi

Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve. Sipas tyre ky vetëm po spekulon dhe se SHBA do të vazhdojë është gjithmonë me popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur përmes një deklarate për media ku u tha se ky është vetëm spekulim dhe se emisari Richard Grenell nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë plan.

“Duam të bëjmë të qartë se uk ka asnjë marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, siç po spekulojnë disa. I dërguar special i presidentit, Richard Grenell, nuk ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Tutje u tha se SHBA do të punojë me Qeverinë e ardhshme dhe se do t’i inkurajojë liderët që të largojnë plotësisht tarifat ndaj Serbisë.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues. Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat.”, u tha tutje.

Komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne I vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID019 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues. Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë. Komunikatë e plotë në anglisht mund ta lexoni KËTU./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë