Loading…

Dënohet me burg nëna e cila me fëmijën 3 vjeç voziti 230 km/orë

  • 23/10/2019 | 17:15

Dënohet me burg nëna e cila me fëmijën 3 vjeç voziti 230 km/orë

Nëna 28 vjeçare Margarita Tomovska, është dënuar me 18 muaj burg e cila me fëmijën 3 vjeç voziti 230 km/orë, shkruan Gazeta Metro.


Në nëntorin e kaluar, 28-vjeçarja Margarita Tomovska, e njohur në mediat sociale si “Mercedes Mama”, po e drejtonte Mercedes E 63 S dy herë më shpejt se sa lejohej, ndërsa ishte duke ikur nga një patrullë policie, e cila provoi ta ndalonte.

Raportohet se ajo po ngiste automjetin e saj  mbi 230 km/orë. Për t’i bërë gjërat më keq, ajo kishte me vete një fëmijë tre vjeç – dhe të palidhur në ulëse me rripin e sigurisë.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me rroba projektuesi, makina luksoze dhe udhëtime ekskluzive. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10,000 dollarë.

Tomovska nuk u pendua aspak gjatë proceseve gjyqësore. Përkundrazi, ajo luajti rolin e viktimës dhe u përpoq të mblidhte 100,000 dollarë përmes GoFundMe.

“Unë e di që nuk më njeh, por nuk jam një person i keq,” filloi ajo tregimin e saj në GoFundMe.

“Ata janë gënjeshtarë dhe kanë diçka kundër meje pa asnjë arsye. Unë jam e sigurt që nuk jam e vetmja në këtë situatë. Për shkak të m *** që ata shpikën për mua, të drejtat e mia për të parë vajzën time ishin të kufizuara. Ata e bënë shumë të vështirë edhe për mua , sepse askush nuk do të më punësonte për shkak të gjithë kësaj,”pretendon ajo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë