Loading…

Dacic vlon nga hidhërimi me Kurtin e Norvegjezët: Kush takohet nën atë flamur, legjitimon ‘Shqipërinë e Madhe’

  • 09/10/2019 | 20:45

Dacic vlon nga hidhërimi me Kurtin e Norvegjezët: Kush takohet nën atë flamur, legjitimon ‘Shqipërinë e Madhe’

Ministria e Jashtme e Serbisë e dënoi me ashpërsi takimin mes Albin Kurtit me diplomatët norvegjez, që u mbajt nën flamurin e Shqipërisë. Kurti takoi Ambasadorin Norvegjez, Jens Erik Grondahl dhe Përfaqësuesin për Ballkanin perëndimor në ministrinë e punëve të jashtme të Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstadt. Ambasadorët e SHBA’së dhe Gjermanisë shkruhej kishin refuzuar të fotografoheshin me Kurtin në zyrën e tij për shkak të flamurit të Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.


“Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është i njohur si mbështetës i krijimit të të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Kushdo që në Prishtinë takohet me njeriun që pretendon të jetë kryeministër i të ashtuquajturës Kosovë nën flamurin e Shqipërisë, e legjitimon këtë ide” ka thënë Dacic.

Shefit të diplomacisë serbe nuk i pëlqeu aspak se diplomatët norvegjez u takuan nën flamurin kombëtar me Albin Kurtin. Lideri i LVV’së dhe partia vet përballet me kritika edhe nga vetë kosovarët për injorimin e simboleve të Kosovës në vazhdimësi dhe së fundi kësaj kritike ju shtua edhe refuzimi i fotografimit në ambientet e LVV’së për shkak të simboleve shtesë e mungesë në zyrat e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Serbisë, konsideron se “të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e posaçërisht shtetet europiane duhet të përmbahen nga legjitimimi i provokimeve të tilla”.

Dacic s’kishte si mos të e shfrytëzonte rastin e të mos lëshonte deklarate të tilla duke u shtirur se ‘Shqipëria e Madhe’ është një komplot i madh ndërkombëtar kundër Serbisë, si zakonisht./gazetametro.net

Ambasadorët me të fuqishëm në Kosovë refuzojnë flamurin shqiptar, fotografohen me Kurtin jashtë zyrës së VV’së

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë