Loading…
Çmimi i rrymës nuk shtrejntohet këtë vit
  • 16/04/2019 | 16:15

Çmimi i rrymës nuk shtrejntohet këtë vit

Rryma nuk do të shtrejntohet këtë vit, pasi konsumatorët do të paguajnë 6.75 cent për kilovar/orë energjinë elektrike të hargjuar gjatë ditës, ndërsa 2.89 cent për kilovat/orë gjatë natës, transmeton Gazeta Metro.


Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që çmimi i rrymës dhe struktura tarifore të mbetet e njëjta me vitin 2018.

Ymer Rudari nga Departamenti i Tarifave ka thënë se çmimi aktual i rrymës do të sigurojë të hyra të mjaftueshme për kompanitë energjetike.

“Është me rëndësi me pa se si të gjitha këto të hyra dhe tarifa reflektohen në tarifat e konsumatorëve fundorë apo te tarifat me pakicë. Departamenti ka analizuar përcaktuesit e faturimit. Nga aplikimi i tarifave shihet se arrihet MAR-i i aprovuar saktësisht dhe tarifat e njëjta apo tarifat me pakicë mbesin në fuqi. Nuk kemi ndonjë ndryshim të strukturës tarifore me pakicë. Struktura e njëjtë tarifore vazhdon të aplikohet për vitin relevant tarifor 1 prill 2019 – 31 mars 2020”, ka deklaruar Ymer Rudari nga Departamenti i Tarifave në ZRrE.

Anëtari i Bordit të ZRrE-së, Selman Hoti u pajtua me këtë strukturë tarifore.

“Sido që të jetë, ka ndikuar edhe situata sociale në vend megjithatë pajtohem me këtë strukturë tarifore aktuale”, ka shtuar Hoti.

Gjatë vitit të kaluar, shqyrtimi tarifor ishte bërë në nëntor apo me 8 muaj me vonesë. Vitin e kaluar rryma ishte liruar për bizneset, ndërsa për amvisëritë nuk kishte ndryshuar.

Ky është viti i tretë me radhë që për amvisëritë çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë