Loading…

Çfarë skenarësh e presin Kosovën nëse dështon koalicioni në mes të VV’së dhe LDK’së

  • 18/01/2020 | 21:21

Çfarë skenarësh e presin Kosovën nëse dështon koalicioni në mes të VV’së dhe LDK’së

Presidenti Thaçi është shprehur sot se ka nënshkruar letrën për mandatarin e ri dhe i ka bërë thirrje Kurtit që të shkoj dhe ta merr, ku do ta obligonte formimin e qeverisë së re pasi është fitues i zgjedhjet të 6 tetorit, por kjo po duket vështirë e realizueshme, e nëse Kurti do të dështonte të bëj marrëveshje me LDK’në, atëherë ekzistojnë skenarë të tjerë për formimin e Qeverisë, transmeton Gazeta Metro.    


Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ndërsa koalicioni i shumë pritur që u quajt edhe ‘koalicioni i shpresës’ nuk po jep rezultat në formimin e Qeverisë.

Lideri i VV’së, Albin Kurti kishte thënë se pas vetëm tri ditësh, pas përfundimit të rezultateve zgjedhore, ai do të arrinte të bënte Qeverinë, por kjo s’po ndodhë as pas 100 ditëve, shkruan Gazeta Metro

Kurti dhe lideri i LDK’së, Isa Mustafa, kanë zhvilluar gjithsej 8 takime mes tyre por pa asnjë rezultat, krejt kjo për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjeve të posteve shtetërore.

Nëse Kruti dështon ta bëj Qeverinë me LDK’në atëherë ekzistojnë disa mundësi të tjera para se të shkohet në zgjedhje të reja. I dyti që ka më së shumti ulëse në Parlamentin e Kosovës do të kishte mundësin që ta merrte mandatarin me kusht që mund t’i siguronte 61 vota.

Nëse LDK, NISMA, AAK, AKR dhe Minoritetet do bëheshin bashkë nuk anashkalohet një ‘koalicion i unitetit’ që do ta dërgonte VV’në në opozitë bashkë me PDK’në.

Rrjedhimisht matematikat tregojnë se këto subjekte politike, LDK, NISMA, AAK, AKR dhe Minoritetet së bashku do të  arrinin 67 ulëse në Parlamentin e Kosovës, dhe diçka e tillë do ishte e mundshme nëse liderët e këtyre partive do të arrinin të akordoheshin, transmeton Gazeta Metro.

Por një gjë të tillë nuk e ka anashkaluar as VV’ja, nëse marrëveshja më LDK’në do të dështonte.

Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk e ka opsionin e vetëm të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nëse VV dhe LDK nuk arrijnë marrëveshje, partia e parë në zgjedhje ka paralajmëruar se mund të shkojë në qeveri të pakicës.

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje ka paralajmëruar ditë me parë se partia e tij ka në opsion edhe qeverinë e pakicës.

“Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Por, edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK-në”, ka thënë ai.

Edhe Presidenti Thaçi ka theksuar sot se do të shqyrtohen të gjitha mundësit variacioneve politike që kanë adresën e partive politike.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, por e ritheksojmë edhe njëherë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike që kanë adresën e partive politike me përgjegjësitë e tyre të respektimit të vullnetit qytetarë, por edhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë”, tha Thaçi./gazetametro.net 

Më të fundit
...

  • 25/02/2020 | 16:01
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë