Loading…
Britania në udhëkryq, votimi për BREXIT në javën e parë të qershorit
  • 15/05/2019 | 14:35

Britania në udhëkryq, votimi për BREXIT në javën e parë të qershorit

Ose do anulohet Brexit ose dalin pa marrëveshje britanikët, propozimi i Kryeministres Theresa May nuk do të aprovohet as në votimin e qershorit sipas opozitës, parlamentarët renditen që të bllokojnë marrëveshjen përsëri, transmeton Gazeta Metro.


Mbrëmë u njoftua nga kryeministria britanike se projekt ligji për Marrëveshejn e tërheqjes nga BE’ja do të paraqitet për votim përsëri në javën e parë të qershorit. Kjo do të jetë hera e katërt që del para anëtarëve të parlamentit britanik. Tri herë është refuzuar deri tani marrëveshja e negociuar me BE’në.

Sekretari i qeverisë për largim, Steve Barclay, ka thënë se dështimi i kalimit të projektligjit në qershor do të sjellte parlamentin britanik para një zgjedhje të rëndë, ose do të largohen pa marrëveshje, e me pasoja të pa parashikuara, apo do mbesin brenda BE’së.

Këtë deklaratë e bëri para komisionit për BE në parlament këtë mëngjes kur anëtarët e partisë konservatore dhe aletët e tyre nga Partia demokratike unioniste nga Irlanda e Veriut po kundërshtonin provat e fundit të shtyrjes së marrëveshjes së largimit nga kryeministrja Theresa May.

Mundësia për largimin e Mbretërisë së Bashkuar para qershorit ka ikur sipas sekretarit Barclay dhe fituesit e zgjedhjeve për parlament evropian do të jenë atje pas 23 majit. Kryeministrja Theresa May raportohet të ju ketë thënë udhëheqësve të partisë konservatore se do të largohet nga posti nëse kalon marrëveshja e largimit nga BE’ja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë