Loading…
BE’ja ja fal Iranit tani për tani: Shkeljet e Iranit nuk janë të rëndësishme dhe janë të kthyeshme
  • 15/07/2019 | 21:32

BE’ja ja fal Iranit tani për tani: Shkeljet e Iranit nuk janë të rëndësishme dhe janë të kthyeshme

Shefja e diplomacisë së BE’së, Federica Mogherini, në provën e fundit për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në Vjenë më 2015 theksoi se shkeljet e Iranit janë të kthyeshme dhe i ftuan ata që të kthehen drejt respektimit të saj, transmeton Gazeta Metro.


Takim në Bruksel kishte fokus zbutjen e tensionit me Iranin dhe sigurimin se marrëveshja bërthamore vlen ende. Britania, Gjermania dhe Franca deklaruan përkrahjen e marrëveshjes me Iranin. Por sot pati zmbrapsje nga palët europiane pas takimit të sotëm në Bruksel. Federica Mogherini tha se asnjë nga nënshkruesit e marrëveshjes nuk i konsideron serioze shkeljet dhe se ata nuk do të nisin procedurat dënuese të cilat mund të shtojnë sanksione të reja drejt Iranit. Mogherini ka thënë sot se “E ftojmë Iranin që të kthehet drejt respektimit të plotë të marrëveshjes”.

Irani kishte njoftuar se kishte rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar, i shfrytëzuar për prodhimin e lëndës së reaktorëve bërthamor, por edhe armëve bërthamore, në maj. Këto shkelje erdhe si reaksion ndaj sanksioneve të SHBA’ve, dhe si pasojë marrëdhëniet janë përkeqësuar.

Qëndrimi i nënshkruesve nga blloku europian të marrëveshjes ishte i qetë dhe ishte pro respektimit të marrëveshjes së 2015’së. Deri kur u njoftua se Irani kishte shkelur kushtet e marrëveshjes. Marrëdhëniet ishin tensionuar së fundi kur autoritet të Gjibraltarit me ndihmën e Britanikëve kishin konfiskuar tankerin me naftë të Iranit këtë muaj, po ashtu Irani kërcënoi me hakmarrje dhe provoi të kapte një tanker britanik por u përzunë nga luftanija britanike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë