Loading…

Befason Vetëvendosje: Shtimin e numrit të ministrive e quan kreativitet

  • 14/01/2020 | 17:50

Befason Vetëvendosje: Shtimin e numrit të ministrive e quan kreativitet

Sabri Kiçmari nga Vetëvendosje ka folur për shtimim e numrit të ministrive duke e quajtur këtë rritje si kreativitet në rastin kur vendi ka bllokadë, shkruan Gazeta Metro.


Kiçmari i cili është edhe profesor universitar ka thënë se rritja e numrit të ministrive e drejtë, dhe nuk do të duhej të quhej gabim fatal.

‘’Në situatën kur ka bllokim, atëherë lejohet të ketë kreativitet. Ky premtim ka qenë i drejtë dhe i bazuar. Është menduar që të bëhen reduktime të numrit të ministrive. Nuk e vlerësoj gabim fatal nëse bëhet ndryshim për dy ministri’’, ka thënë Kiçmari në T7.

Ndërsa, kujtojmë që sot Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK’së, duke e qujatur si jo serioze dhe nuk do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja, megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, ka thënë Veliu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë