Loading…

BE kritika Kinës për represionin në Hong Kong

  • 03/06/2020 | 17:41

BE kritika Kinës për represionin në Hong Kong

Qytetarët e Hong Kong duhet të kenë mundësinë e përkujtimit të shtypjes së protestës në sheshin Tiananmen në Pekin ku regjimi komunist dërgoi tanket kundër studentëve që kërkonin reformë. Në të vetmin që kishte mundësi të kujtonte atë ngjarje të tmerrshme në Hong Kong tani është e ndaluar pas imponimit të ‘ligjit të ri për siguri’ nga partia komuniste kineze në Hong Kongun autonom. BE’ja kritikoi këtë ndryshim kur zëdhënësja e unionit tha se përkushtimi publik ndaj respektimit të të drejtave dhe lirive tani është më e rëndësishme se kurrë, transmeton Gazeta Metro.


Pas më shumë se tre dekada, tubimi i katër qershorit dhe nderimi i viktimave me qirinj është i ndaluar në Hong Kong që u dënua nga shumë palë. Përkujtimi në Hong Kong, e vetmja ngjarje e tillë në Kinë, “është shenjë e mirë që të drejtat themelore ende po mbrohen”, tha zëdhënësja e Josep Borrell.

“Pranuam njoftim për kufizimet që këtë vit u vendosën në Hong Kong dhe Makao për arsye shëndetësore” tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Virginie Battu-Henriksson, por shprehu shpresën që banorët e Hong Kong dhe Macao, megjithatë, “të lirë do të mund të shënojnë këtë përvjetor”.

Henriksoon theksoi se “përkushtimi publik i respektimit të plotë të të drejtave dhe lirive tani është më e rëndësishme se asnjëherë kur kihen parasysh ngjarjet e fundit. Represioni brutal i vitit 1989, tronditi botën. BE’ja e kishte dënuar e 30 vite më vonë ende kërkon drejtës për ata personat” e vrarë me 4 qershor të 1989’s kur Kina dërgoi tanket e ushtrinë kundër studentëve që kërkonin reforma” kujtoi Virginie Battu-Henriksson.

Qindra njerëz janë vrarë atë ditë në sheshin Tiananmen në Pekin, e sipas disa vlerësimeve, kishte më shumë se 1 mijë të vdekur.

Kriza e shkaktuar nga Kina që po i imponon ligjin e ri Hong Kongut autonom që ndalon çdo mendim të kundërt dhe i heq autonominë e garantuar me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar ka shtuar edhe më tensionet mes Pekinit dhe Perëndimit.

Komisioni Europian kritikoi me anë të zëdhënëses Kinën komuniste por muajve të fundit disa skandale kanë ulur reputacionin e unionit në relacionin me Kinën siç ishte censurimi i emisarit të BE’së në Pekin dhe nënshtrimi i Brukselit ndaj Kinës në rastin e raportit të brendshëm për propagandën kineze.

BE’ja kishte planifikuar samit shumë të rëndësishëm në shtator me Kinën që tani edhe pas krizës së pandemisë që buroi në Kinë e qëndrimi europian nuk është i unifikuar në qasjen ndaj Kinës pas pandemisë e me gjithë problemet e brendshme rreth planit të rimëkëmbjes ekonomike me mospajtime rreth borxhit të përbashkët të vendeve anëtare të eurozonës, nuk ka pajtim mes gjermanëve e francezëve rreth qasjes ndaj Kinës. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, kur u pyet rreth samitit se më parë do të bisedonte me ta. Deri tani përveç kritikave nga zëdhënësit e degëve të unionit dhe shpresës për respektim nuk po shihet se do të ketë diçka konkrete nga BE’ja.

Amerikanët hapur flasin për padi ndaj regjimit komunist kinez dhe dënim për ta për dëmin e shkaktuar për shkak të siç e vlerësojnë fillimisht jo kompetencës e pastaj fshehjes e provave të keqpërdorimit të gjendjes së pandemisë.

Hong Kong që ishte territor britanik deri në vitin 1997 është shndërruar në frontin e ri në ‘luftën e re të ftohtë’ në mes perëndimit demokratik e Kinës komuniste. Ishte Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, që tha se mbretëria është e gatshme që të pranoj tre milionë qytetarë të Hong Kong duke ju ofruar nënshtetësinë e britanike nëse Kina e zbaton ligjin e kontestuar në atë territor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë