Loading…

Australia mobilizohet: Nis kontrollimin e pasagjerëve kinezë pas përhapjes së virusit të ri

  • 21/01/2020 | 15:07

Australia mobilizohet: Nis kontrollimin e pasagjerëve kinezë pas përhapjes së virusit të ri

Australia do fillojë kontrollimin e pasagjerëve që vijnë nga qytetet kineze, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e një virusi të ri, transmeton Gazeta Metro.


Autoritetet kineze kanë konfirmuar se më shumë se 200 njerëz janë prekur nga koronavirusin, i cili mund të shkaktojë një lloj pneumonie që ka vrarë katër persona në qytetin e Wuhan.

Virusi i cili mund të kalojë nga një person në tjetrin, shpërtheu në ëuhan por katër raste janë raportuar në Tajlandë, Japoni dhe Kore të Jugut, duke ngritur shqetësime për përhapjen e tij përmes udhëhtimeve ndërkombëtare ajrore.

Pasagjerëve do t’u jepej një pamflet informacioni dhe u kërkohej të paraqisnin veten nëse kishin ethe ose dyshohej se mund të kishin sëmundjen. Kina është burimi më i madh i turistëve në Australi, me më shumë se 1 milion njerëz që mbërritën vitin e kaluar.

Kryeministri Scott Morrison u bëri thirrje Australianëve të qëndrojnë të qetë. “Ne jemi të përgatitur mirë për t’iu përgjigjur kësaj situate dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të ndërmarrim veprime aty ku është e nevojshme”, ka shkruar ai në një tweet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë