Loading…
Arrihet marrëveshja që çon më shumë infermierë kosovarë në Gjermani: Kërkohen mbi 70 mijë
  • 15/07/2019 | 15:30

Arrihet marrëveshja që çon më shumë infermierë kosovarë në Gjermani: Kërkohen mbi 70 mijë

Siç kemi raportuar edhe më herët në bazë të informacioneve që ka publikuar televizioni gjerman ‘ZDF’, Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mund ta kompensojë vetëm me ardhjet nga vendet tjera, ndër ta edhe Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në fushën e shëndetësisë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se mes dy vendeve nuk do të ndalen bashkëpunimet në fushën e shëndetësisë.

Spahn ka deklaruar se Gjermanisë i nevojiten më shumë se 70 mijë infermierë për t’i marrë nga vendet e huaja, ndër ta është edhe Kosova.

“Unë kam dëgjuar se do të mund të ketë përkrahje në praktike në fushën e sigurimit shëndetësor. Po ashtu, shtrohet pyetja, në rast të një situate emergjente, kur një person nuk është në gjendje të mbulojë shpenzimet financiare, atëherë do t’i ofrohet ndihma. Ne kemi nevojë për rreth 70 mijë infermierë. Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mund ta arrijmë vetëm me ardhjet nga vendet tjera, dhe Kosova është shteti i parë me të cilën nënshkruam marrëveshje të kësaj natyre”, u shpreh Spahn./gazetametro.net

Doktorët kosovarë po bëhen gati për Gjermani: Ministri gjerman vjen për rekrutimin e tyre

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë