Loading…

Arrihet marrëveshja e shkëmbimit: Spinazzola te Interi, mesfushori italian te Roma

  • 14/01/2020 | 17:52

Arrihet marrëveshja e shkëmbimit: Spinazzola te Interi, mesfushori italian te Roma

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola, thuhet se ka pranuar ofertën e Interit dhe tani ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi, transmeton Gazeta Metro.


Në marrëveshje do të përfshihet edhe mesfushori i Interit, Matteo Politano, i cili do të shkëmbehet me Spinnazolan.

Gazetari i ‘Gazzetta dello Sport’, Nicolo Schira, raporton se ‘Nerazzurët’ kanë arritur marrëveshje me ish futbollistin e Juventusit, të cilin do e paguajnë 2.7 milionë euro në vit.

Interi tani thuhet se është duke negociuar edhe kushtet me Romën për marrëveshjen që e sheh Matteo Politanon te romakët.

Leonardo Spinazzola u bashkua me Romën verën e kaluar nga Juventusi për një shumë prej 29.5 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë