Loading…
Arrestohet greku që vrau shkencëtaren amerikane në Kretë
  • 15/07/2019 | 22:29

Arrestohet greku që vrau shkencëtaren amerikane në Kretë

Një person u arrestua sot nën dyshimin se vrau biologen amerikane dhe e fshehu në një bunker nazist të luftës së dytë botërore, mediat greke raportojnë se ai tashmë ka pranuar krimin, transmeton Gazeta Metro.


Suzanne Eaton u raportua nga miqtë e saj se po mungonte me 2 korrik pasi kishte dal për vrap,. Ajo u gjet në një bunker të luftës së dytë botërore nga dy persona vendas 6 ditë më vonë. Ajo ishte parë për herë të fundit 10 km  larg nga vendi i gjetjes së kufomës së saj.

Dyshohet se krimi ishte kryer në vend tjetër dhe trupi i pajetë ishte bartur pas kryerjes së krimit për të fshehur gjurmët. Policia greke po heton për të gjetur vendin e krimit.

Eaton ishte biologe molekulare në institutin e famshëm Max Planck dhe gjendej në Kretë si pjesëmarrëse në një konferencë shkencore. Eaton,, 57 vjeçare, la pas dy fëmijë dhe burrin saj, shkencëtarin britanik Anthony Hyman.

Në deklaratën e policisë shkruhej se ajo dukej se ishte mbytur, dhe si motiv i mundshëm ishte përmendur abuzimi seksual. Sipas mediave nga ishulli grek i dyshuari është një mashkull i martuar 27 vjeç, baba i dy fëmijëve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë