Loading…
Ambasada amerikane reagon: Fton shqiptarët të përmbahen nga provokimet e Serbisë
  • 15/04/2019 | 16:09

Ambasada amerikane reagon: Fton shqiptarët të përmbahen nga provokimet e Serbisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, ka reaguar për 20 vjetorin e mizorive të luftës që janë bërë nga Serbia në Kosovë, duke thënë se duke i mohuar këto krime ofendon më tepër viktimat dhe traumatizon familjet kosovare, transmeton Gazeta Metro.


Në reagim thuhet se ata që mohojnë këto krime ofendojnë më shumë viktimat minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik

Po ashtu SHBA i ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës t’i përmbahen retorikat ndezëse, pasi përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësore për një të ardhme paqësore.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në komunikatën e ambasadës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë