Loading…

Amazon ndërton strehën më të madhe për të pastrehët në zemrën e Amerikës

  • 10/11/2019 | 18:09

Amazon ndërton strehën më të madhe për të pastrehët në zemrën e Amerikës

Kompania e mirënjohur e shitjes online, Amazon po shpenzon miliona dollarë për të ndërtuar një strehimore në Uashington të SHBA’ve, e cila do të jetë e hapur që nga viti i ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Gjiganti i shitjes në internet ka bashkëpunuar me vendin jofitimprurës ‘Mary’s’, për të shndërruar një nga kampuset e tij urbane në një shtëpi që do të strehojë 275 persona në natë që nga viti 2020.

Kjo shtëpi tetëkatëshe mund të strehojë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë në këtë zonë, pasi ka më shumë se 12 mijë njerëz që jetojnë në rrugët e qarkut Seattle.

Nënkryetari i Amazon për pasuritë e patundshme globale, John Schoettler, dy vite më parë kishte thënë  se kompania dëshiron të ndihmojë njerëzit e pastrehë të qytetit të cilët janë në një gjendje krize që nga viti 2015.

‘Ndërsa rritemi në Seattle, ne e kuptojmë rëndësinë e investimit në vendlindjen tonë në mënyra që të përfitojnë fqinjët dhe punonjësit tanë. Kur kryetari i bashkisë së Seattle, Ed Murray shpalli një gjendje të jashtëzakonshme civile për të pastrehët, ne donim të ndihmonim në një kohë me shumë nevojë’, kishte thënë ai.

Sipas një raporti të Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, popullsia e pastrehë në Qarkun Kings ishte e treat më e madhe në vend gjatë vitit të kaluar, pas New Yorkut dhe Los Angeles. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë