Loading…

Aktivisti i Vetëvendosjes thotë se u grushtua nga truprojat e Thaçit: Tregoni si ndodhi ngjarja

  • 03/06/2020 | 23:25

Aktivisti i Vetëvendosjes thotë se u grushtua nga truprojat e Thaçit: Tregoni si ndodhi ngjarja

Truprojat e presidentit Hashim Thaçi kanë arrestuar dhunshëm sot qytetarin Veron Hasani, i cili iu referua presidentit si ‘Hajn’.


Pas kësaj, Veroni është deklaruar para mediave ku tha se tashmë ka dhënë dëshminë e tij në Inspektoratin Policor, ku theksoi se ndaj tij është përdorur dhunë dhe se ka kërkuar trajtim shëndetësorë në QKUK.

“Me dëshmu që Qeveria Hoti bashkë me presidentin Thaci kanë filluar dhunën ndaj qytetarëve, ata padrejtësisht e vodhën vullnetin e qytetarëve dhe truprojat e Thaçit erdhën në drejtim timin dh shokëve që ishim bashkë dhe na sulmuan. Ata kanë përdorur dhunë fizike ndaj meje, kemi shkuar në QKUK për trajtim dhe pas kësaj siç e tha edhe avokati, dot ‘i ndjekim penalisht për dhunën që kanë ushtruar ndaj një qytetari të Kosovës. Jo, s’kam pasur komunikim verbal ata kanë ardhur drejt meje pa e ditur se kush janë në të vërtet, pa u prezantuar se janë polic të Kosovës, apo Mbrojtja e Afërt e Thaçit.Ka qenë me e dëshmu vullnetin e qytetarëve se ai është hajn kaq”, tha ai.

Tutje ai shtoi se është pyetur lidhur me sulmin nga truprojat dhe kanë marrë dëshminë e tij.

“Jam pyetur për sulmin që më kanë bërë truprojat dhe kanë marrë dëshminë time . Në momentin kur më kanë gjakos, pasi që më kanë futur në kabinë thanë që mos e lyj fytyrën mos bë makijazh me gjakun tënd në fytyrën tënde, kjo ka qenë deklarata nga Mbrojtja e Afërt e presidentit. Kanë marrë faculeta edhe më kanë fshi gjakun, tek kabina tek Presidenca aty. Ma kanë fshi fytyrën me këto faculeta dhe i kanë fut në një shportë aty afër, faculetat me gjak. Qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga Qeveria Hoti, nga marrëveshjet e ndyta me Serbinë dhe marrëveshjet e ndyta brenda territorit të Kosovës. Kërcënimi më i madh vjen nga Qeveria Hoti dhe Thaçi”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë