Loading…
Aktakuzë ndaj personit që vrau vëllanë në Studençan të Suharekës
  • 12/06/2019 | 14:39

Aktakuzë ndaj personit që vrau vëllanë në Studençan të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas aktakuzës, më datë 17.03.2019 në Studençan të Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes, vëllanë I.G.

“Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të zhurmës, hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili ishte shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në pjesën e sipërme të abdomenit. I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vjen deri te vdekja e I.G”, thuhet në komunikatë.

I akuzuari gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë